Vlerësimi i rrjedhjes apikale pas obturimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit me materiale të ndryshme
Revista e Stomatologëve të Kosovës · 2022
DOI: 10.59138/dchdjcehbipov ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Revista e Stomatologëve të Kosovës, 2022. Verfasst von Violeta Vula und 4 weiteren Autor:innen.
Abstract (Originalsprache)
Obturimi i tërësishëm i sistemit të kanalit të rrënjës së dhëmbit është një ndër fazat më të rëndësishme gjatë ter- apisë endodontike. Prandaj, qëllimi i këtij studimi in vitro, ishte që të vlerësohet dhe të bëhet krahasimi i mbushjes apikale me materialet endodontike me EndoRez pastë, Endomethason pastë, si dhe Resilon/Epiphany sistem, pas përpunimit të kanaleve të rrënjës së dhëmbit. Mostrat e 80 dhëmbëve një rrënjësh të nofullës së sipërme u ndanë në tri grupe eksperimentale, varësisht prej materialit me të cilën u obturuan. Pas përpunimit me teknikën crown down, mostrat e grupit të parë u obtu- ruan me EndoRez pastë në kombinim me Thermafil ob- turatorin, mostrat e grupit të dytë u obturuan me Endo- methason pastë të kombinuara me sistemin Thermafil, si dhe mostrat e grupit të tretë u obturuan me pastën Epiphany në kombinim me Resilon. Mikrorrjedhja apikale është përcaktuar me anë të stereomikroskopit me anë të cilit është bërë matja e rrjedhjes së ngjyrës në të tretën apikale, si dhe rezultatet e fituara në mënyrë statistikore janë përpunuar dhe krahasuar me anë të t-testit. Në grupet e përpunuara me teknikën crown down dhe të obturuara me Thermafil obturator dhe pastë të Endo- methason-it, rrjedhja mesatare e ngjyrës ishte më e lartë krahasuar me mostrat e obturuara me pastë të rezinës në kombinim me Thermafil sistemin, si dhe grupin e obturuar me Resilon/Epiphany. Që të tri teknikat e obturimit treguan rrjedhje të ngjyrës, por mikrorrjedhje më të vogël u vlerësuan në mostrat e obturuara me Resilon/Epiphany sistemin.
Zitieren
APA
Vula, V., Ajeti, N., Kuçi, A., Stavileci, M., & Vula, V. (2022). Vlerësimi i rrjedhjes apikale pas obturimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit me materiale të ndryshme. Revista e Stomatologëve të Kosovës. https://doi.org/10.59138/dchdjcehbipov
Vancouver
Vula V, Ajeti N, Kuçi A, Stavileci M, Vula V. Vlerësimi i rrjedhjes apikale pas obturimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit me materiale të ndryshme. Revista e Stomatologëve të Kosovës. 2022. doi:10.59138/dchdjcehbipov
BibTeX
@article{Vula2022,
author = {Vula, Violeta and Ajeti, Nexhmije and Kuçi, Astrit and Stavileci, Miranda and Vula, Vegim},
title = {Vlerësimi i rrjedhjes apikale pas obturimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit me materiale të ndryshme},
journal = {Revista e Stomatologëve të Kosovës},
year = {2022},
doi = {10.59138/dchdjcehbipov}
}
EUVIMED