EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

CREATIVE WORK IN SCHOOLS

Fatjeta Tolaj

Kosova Eğitim Araştırmaları Dergisi · 2020

DOI: 10.29228/kerjournal.48656 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kosova Eğitim Araştırmaları Dergisi, 2020. Verfasst von Fatjeta Tolaj.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Kjo tezë do të trajtojë temën "Puna kreative në shkolla". Qëllimi i këtij studimi është të përcaktojë nëse puna krijuese është e përfshirë në shkolla. Ky punim u krijua bazuar në hulumtim dhe në vepra të ndryshme pedagogjike dhe psikologjike të botuesve të ndryshëm kryesisht të huaj. Punimi shtjellohet në IV kapituj përmes të cilave synohet të sqarohet rëndësia e përfshirjes së krijimtarisë në të gjithë procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Zgjedhja e çështjeve të trajtuara në këtë punim përfshin jo vetëm imagjinatën dhe kreativitetin, por edhe çështje të tjera që lidhen me krijimtarinë, siç janë: metodat dhe teknikat e përdorura në shkolla, duke vazhduar me marrëdhëniet që mësuesit kanë me nxënësit e tyre dhe anasjelltas. Në procesin e të mësuarit në shkollat që morën pjesë në hulumtim, krijimtaria përfshihet në procesin e të mësuarit në pothuajse të gjitha pjesët e saj. Metodat dhe teknikat e përdorura nga mësuesit e vendosin nxënësin në qendër. Qasja e mësuesit ndaj klasës është më pak tradicionale dhe më reflektuese dhe idetë janë më të përfshira në procesin e të mësuarit. Metodologjia krijuese në klasë mbështetet nga sjelljet, teknikat, media alternative dhe aktivitetet e përditshme udhëzuese dhe krijuese. Në fund të hulumtimit, u dha informacion shpjegues, bazuar në fakte, të cilat janë marrë nga përvoja dhe njohuritë e mësuesve që morën pjesë në hulumtim, se si krijimtaria i ndihmon fëmijët të jenë më të sigurt, të zhvillojnë aftësitë shoqërore dhe të mësojnë më mirë.

Zitieren

APA

Tolaj, F. (2020). CREATIVE WORK IN SCHOOLS. Kosova Eğitim Araştırmaları Dergisi. https://doi.org/10.29228/kerjournal.48656

Vancouver

Tolaj F. CREATIVE WORK IN SCHOOLS. Kosova Eğitim Araştırmaları Dergisi. 2020. doi:10.29228/kerjournal.48656

BibTeX
@article{Tolaj2020,
  author = {Tolaj, Fatjeta},
  title = {CREATIVE WORK IN SCHOOLS},
  journal = {Kosova Eğitim Araştırmaları Dergisi},
  year = {2020},
  doi = {10.29228/kerjournal.48656}
}
Kostenlos starten →